Kë po paguajmë 120 milionë euro?/ Klodian Tomorri: Orekset e militantëve të partisë, sistemohen nëpër borderotë e shtetit

0
139

Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale ka shtruar pyetjen se ku shkojnë për 120 milionë euro që paguhen për sektorin publik.

Sipas Tomorrit, paga minimale në shtet është 54 mijë lekë në muaj, qytetarët po paguajnë taksa mirëpo në spitale publike nuk janë as 20 mijë mjekë.

Tomorri shprehet se janë shpenzuar gati 1 miliardë euro për Shqipërinë dixhitale, por administrata fryhet dhe korrupsioni rritet.

Postimi i Tomorrit:

Ke po paguajme 120 milione euro?

Njerezit degjojne qe sektori publik eshte zgjeruar me 20 mije vete vitet e fundit dhe ndoshta nuk u ben shume pershtypje.

Por nuk eshte aq e thjeshte.Paga mesatare ne shtet eshte rreth 54 mije leke ne muaj. Per 20 mije vete jane plot 120 milione dollare ose 100 milione euro ne vit, qe paguhen nga taksapaguesit.

Ceshtja eshte ke po paguajme?A kemi ne 20 mije mjeke me shume ne spitalet tona publike? Nuk i kemi. Edhe ata qe i kishim po na i merr Gjermania.A kemi ne 20 mije mesues ne shkollat tona publike? Nuk i kemi. Madje numri i shkollave eshte ulur per shkak te renies se numrit te nxenesve.A kemi ne me shume police? Ndoshta.

Por a kemi me shume rend dhe siguri? Nuk kemi. Perkundrazi, kemi me shume vrasje, me shume arme dhe me shume krim.

Pra pyetja mbetet ke po paguajme 120 milione euro ne vit? Ndoshta orekset e militanteve te partise, te cilet sistemohen neper borderote e shtetit.Jane shpenzuar gati 1 miliarde euro per Shqiperine dixhitale, por administrata fryhet dhe korrupsioni rritet.

U be reforma territoriale, por zvogelohet numri i bashkive dhe rritet numri i punonjesve.

Koncesionohet gjysma e sherbimeve publike tek privatet, por administrata dhe rryshfetet vetem rriten.

Ke po paguajme? Dhe per cfare? Kjo eshte ceshtja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here