Ish-ministri Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në një burg të zakonshëm

0
129

Ish-ministri Saimir Tahiri do të vuaj dënimin me 3 vite e 4 muaj në një burg të zakonshëm. Ky fakt u bë i ditur sot nga Apeli i GJKKO-së.

 

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

1.Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 04.02.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi për çështjen me nr. 47 regjistri themeltar, datë 24.11.2021 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç, ku kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me ndryshimin si më poshtë:
-Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin z. S.T.
-Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin z. S.T. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here