Dyshohet se ngacmoi tre vajza të mitura, arrestohet 61-vjeçari në Gjirokastër

0
98

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 61-vjeçari, pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj të miturave.

Në pranga ka rënë shtetasi V. M., pasi sipas uniformave blu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here