Rama “sulmon” portalet online që kritikojnë qeverinë

0
145

Në video-monologun e kësaj të diele, që Edi Rama e publikon çdo fundjavë në Facebook-un e tij, Kryeministri ka zgjedhur të flasë për debatin e tij me gazetarët dhe analistët në Kosovë para disa ditësh, duke shprehur një mllef për analistët dhe portalet në Shqipëri.

Sipas Kryeministrit, edhe Kosova është “infektuar” nga analistët dhe portalet e Tiranës, duke ndikuar negativisht. Kreut të qeverisë shqiptare mesa duket nuk i del inati me portalet, që aktualisht janë një mundësi ku mendimi i lirë shprehet lirisht dhe nuk ka mundësi kontrolli apo censure nga qeveria.

Sipas Ramës, analistët në Tiranë dhe portalet janë kthyer në parti politike për të hedhur akuza ndaj kundërshtarëve politikë.

Video-monologu i Edi Ramës:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here