Konflikti i Lubonjës me dashurinë

0
146

Çelo Hoxha

 

Man's ConsciousBazuar në një artikull në gazetën “Panorama”, 17 korrik 2013, Fatos Lubonja është i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Hagës për Ramush Haradinajn, i cili e liroi ish-komandantin e UÇK-së nga akuzat për krime lufte; ai është i neveritur nga politikanët shqiptarë, të pozitës dhe opozitës, të cilët e pritën me nderime zotin Haradinaj, pas lirimit nga Gjykata e Hagës, në Tiranë; dhe, e fundit, zotit Lubonja i është sosur durimi me qytetarët shqiptarë, prej faktit se ata nderojnë (në mënyrë skizofrenike, sipas tij) heronjtë e lavdishëm të kombit, njerëzit që sakrifikojnë në shërbim tij, prandaj, sipas tij, ka ardhur ora për t’i fyer en masse.
Ky është pak a shumë thelbi i artikullit, i shkruar fillimisht për një revistë të huaj, që shkaktoi furtunë në botën shqiptare. Zoti Lubonja nuk shkruan dot, as kur përdor vetën e tretë, pa vendosur veten në qendër të botës dhe gjithçka tjetër në lëvizje rreth saj.
Zoti Lubonja nuk e pranon vendimin e gjykatës, jo se ka argumente kundër, por ai nuk përputhet me mendimin që ai ka për zotin Haradinaj. Zoti Lubonja nuk bën as përpjekjen më të vogël të tregojë se e respekton pavarësinë e institucioneve dhe autoritetin e tyre. Jo, në mënyrë kategorike, ai nuk i shkel parimet e botës së vet: janë institucionet ato që duhet t’i binden atij. Ky rregull, sipas tij, është i detyrueshëm edhe për politikanët e qytetarët shqiptarë. Politikanët e Tiranës dhe Prishtinës duhet t’i marrin leje zotit Lubonja para se të bëjnë një veprim, qytetarët duhet ta pyesin cilin person të respektojnë, cilin të duan, cilin të urrejnë.
Zoti Lubonja nuk reflekton se e di që vendimet e gjykatës nuk diskutohen; që, pas vendimit të Hagës, askush nuk ka të drejtë ta etiketojë kriminel lufte Ramush Haradinajn. Pas vendimit të pafajësisë, çdo akuzë e tillë konsiderohet shpifje dhe klasifikohet si vepër e dënueshme me ligj.
Politikanët shqiptarë, të cilët nuk janë engjëj, por reflektojnë më shumë qytetari se zoti Lubonja, e nderuan Haradinajn atëherë kur ai e meritonte, pas vendimit të gjykatës. Ata bënë atë që pritet të bëhet prej tyre, të promovojnë vlerat më pozitive të kombit, ndërkohë që të tjerët, kombe apo individë, punojnë me këmbëngulje për t’i njollosur. Fajësimi i një ish-kryeministri të Kosovës për krime lufte e barazonte Kosovën me Serbinë, shfajësimi e nderon gjithë kombin. Kjo ishte logjika dhe respekti për Ramush Haradinajn.
Lubonja është antinacionalist i deklaruar, por rreshtimi i tij në anën e krimit nuk e ndihmon kauzën e tij, e cila është diskredituar tashmë. Në vend të hiqnin dorë prej saj, ata – dhe Lubonja është një prej tyre – i ndërruan emrin. Nga internacionalizëm, herë e quajnë integrim, herë globalizëm.
Etiketimi i shqiptarëve si skizofrenë, en masse, është një sjellje e pafalshme për një person publik, nëse ai dëshiron të ruajë njëfarë integriteti moral. Qytetarët e thjeshtë nuk mund të fyhen për shkak të mënyrës si ata e jetojnë jetën e tyre, për aq kohë sa janë në rregull me ligjet. Ata janë njerëz të lirë dhe thelbi i lirisë së individit është që ai të jetë i lejuar të bëjë gjithçka që nuk ia ndalon ligji. Njeriu është i lirë të nderojë një pemë, një kafshë, një njeri tjetër, pa i marrë leje askujt, sa kohë që kësi gjërash nuk i ndalon Kushtetuta dhe ligje të tjera të miratuara nga Kuvendi i Republikës. Kjo është korniza e përgjithshme e lirisë, brenda së cilës ka nënndarje, që mund t’i përkufizojmë: njeriut i lejohet të bëjë gjithçka që nuk ia ndalon ligji, morali shoqëror, traditat lokale dhe familjare.
Respekti për njerëzit e shquar të kombit është një akt dashurie. Duke respektuar heronjtë, shqiptarët s’bëjnë asgjë ndryshe nga popujt e tjerë.
Duke trajtuar rastin Haardinaj si shembull të pandëshkueshmërisë së krimit, zoti Lubonja mbërrin në këtë konkluzion: “Pandëshkueshmëria e tyre, edhe si rezultat i dobësisë së kësaj Evrope të qytetarëve ndaj Evropës së shteteve kombe, është një inkurajim për ta që t’u fryjnë erërave nacionaliste në vendet e tyre dhe të mbajnë gjallë ndjenja urrejtjeje ndaj fqinjëve”. Mirëpo, në gjithë shkrimin e tij, ai nuk evidenton asnjë rast që dëshmon sjellje urrejtëse të shqiptarëve ndaj fqinjëve. Sjelljet e shqiptarëve që ai kritikon janë sjellje dashurie, jo urrejtjeje për fqinjët. Po të ndjekim logjikën e inversit për shpjegimin e botës, atëherë bota duhej të shkatërrohej nga themelet. Sipas kësaj logjike, ai që do fëmijët e tij urren gjithë fëmijët e tjerë të botës, ai që do gruan e tij urren gjithë gratë e tjera në botë, ai që do familjen e tij urren gjithë familjet e tjera të globit, dhe, për të zhdukur këtë urrejtje, zoti Lubonja nënkupton që duhet sharë, përdhosur, fyer, përçmuar fëmija yt, gruaja jote, familja jote.
Nga këndvështrimi im, si pjesëtar i masës shqiptare, si nacionalist, si lëvdues i heronjve të kombit, si respektues i institucioneve, më rezulton se bota shqiptare është në rregull, kurse zoti Lubonja më ngjan si person i lindur e i rritur në një magazinë, jo në një familje shqiptare, njerëzore, normale.

Ky shkrim është botuar dhe nga e përjavshmja “Fenix”, 27 korrik 2013. 

 

 

 Përtej polemikës me Fatos Lubonjën!

 

Nga Azgan Haklaj

U be dite qe ndjek me ankth, pse jo me teper pezmatim, nje reaksion gazetaresk e analitik te Fatos Lubonjes kunder heroit te gjalle te kombit tone Ramush Haradinaj. Te jem i sinqerte i kam vene fre impulsivitetit qe me karakterizon, perndryshe une nuk do te isha duke shkruar keto radhe, dhe as ky analistuc me emrin Fatos Lubonja s’do te binte ne gjendjen qe ndodhet. Si njeri i politikes, jo pak prezent dhe ne media, por pike se pari si shqiptar, kurre ne jete s’jam ndier me keq sesa ne rastin e ketij sulmi te pabese, te pashkak, antikombetar, te paramenduar, thurur dhe inskenuar kujdesshem ne laboratore profesionale, pse jo teper inteligjente antishqiptare. Te sulmosh Ramush Haradinajn ne ate forme, stil e kontekst, do te thote se s’kemi te bejme aspak me nje refleksion as globalist, as botekuptim internacionalist, as mbrojtje te te drejtave njerezore, as… as…!!!

Eshte nje pune e paguar shtrenjte! Do te ishte e tepert t’i rishpjegoj lexuesit dhe Fatos Lubonjes se kush eshte dhe cfare perfaqeson simboli i qendreses z. Ramush Haradinaj, i cili me sfiden personale ne Hage certifikoi luften e drejte te popullit te Kosoves. Thjesht po konfimoj se ky gjeneral i luftes dhe arkitekt modern i paqes eshte nje institucion me vete. Eshte institucioni-simbol i ndegjegjies kombetare, i dhimbjes, rezistences dhe tani i shnderruar ne institucionin e paqes. Dikush mund te mendoje se Fatos Lubonja, ky njeri megaloman tashme pa asnje vemendje, pa asnje personalitet e qendrueshmeri dhe i bjerrc intelektualisht, kerkon te kthehet ne “gjelin e dites” duke sulmuar e me tej replikuar me Ramush Haradinajn. Nje histori fabuleske si te La Fontenit mes mushkonjes dhe elefantit! Natyrisht ketu ka pjese te se vertetes, por jo thelbin e saj. Themeli i se vertetes se kesaj ndermarrjeje te cmendur qendron tek misioni pse jo konspiracioni. Jo vetem Lubonja, por edhe sponsoret e ketij akti e dine mire se shkohet drejt nje beteje jo vetem donkishoteske dhe te humbur, por edhe te turpshme. Por keta jane te kenaqur edhe nga humbja, edhe nga turpi, mjafton qe “beteja” te proklamohet e te shenohet!!!?

Sulmi i vllehut Lubonja ndaj Haradinajt nuk eshte sporadik. Ky sulm perben kulmin e nje triade te njepasnjeshme, e cila ka filluar me sulmin dhe devijacionet ndaj figures se Gjergj Kastriotit, tallja cinike me simbolin tone kombetar, shqiponjen me dy krena, dhe kulmon me z. Ramush Haradinaj. Ky snob patologjik, me disa njohuri te percipta, te deformuara e aspak te sistemuara, grabitur nga llafolloge birucave te Burrelit e Spacit u vu ne krah te te ndjerit Ardian Klosi ne sulmin e tyre kunder Skenderbeut, origjines, aktivitetit e personalitetit te tij. Lubonja dhe ata pak mjerane te rralle perreth tij shfrytezuan vepren intrigante, te pavertete te nje pseudohistoriografi e pseudostudiuesi me emrin Shmid. Edhe ne kete rast reagimi gjitheshtresor mbareshqiptar qe teper i prere, deri fyes e pezmatues ndaj tyre. Por Lubonjes nuk iu be vone. Perkundrazi ai edhe kete turp e “hengri me buke”, sepse dukej i plotesuar ne misionin qe i ishte ngarkuar. Pa iu thare mire surrati nga peshtyma qe iu “rezervua”, Fatos Lubonja ne vigjilje te 100-vjetorit te shpalljes se Pavarsise u shpreh tekstualisht ne nje ekran te nje televizioni reputativ kombetar: “Duke hyre ne Tirane, te kryqezimi i Laprakes, u befasova dhe gati u tmerrova tek pashe ne shesh-rrotullim, nje monument qe me tromaksi, ishte nje korb i zi…” Keshtu u shpreh ky analist “poliedrik” per shqiponjen e vendosur ne hyrje te kryeqendres shqiptare. Simboli kombetar te cilit i referohej Lubonja ishte jo vetem nje kompozicion i arrire artistikisht, por ishte dhurate per kryeqytetin nga biznesmene shqiptare te Kosoves ne diaspore. Dhe pas kesaj ndermarrjeje Lubonja guxon t’i turret Ramushit, aspak trimerisht, me argumentin e “intelektualit”, por pabesisht, pa arsye dhe me frymen e nje burracaku e meskini. Per ta shpjeguar ose me mire per ta dekoduar e perkthyer iniciativen e ketij pseudointelektuali te pagardhnuar duhet te studiojme kompleksin e korbave te paguar per te perçudnuar luften e UÇK-se dhe drejtuesve te saj qe fillon me Carla Del Ponten per te vazhduar me Dick Marty e te tjere. Si ish-kryeprokurorja ashtu dhe senatori Marty jane servirur ne formulimet absurde kunder Haradinajt e luftetareve te tjere te UÇK-se nga te tille monstra si Fatos Lubonja. Nje dite, pa dyshim edhe ky fakt do te dekonspirohet. Mirepo Lubonja nuk na le vend te ekzaminojme pasi vetedekonspirohet dhe turpin e tij e ben publik. Nje tentative e fundit e sponsoreve dhe tutoreve te tij per te goditur ne vepren dhe jeten e heroit Haradinaj.

Jam i sigurt se shkrimtari yne i madh dhe i perbotshem Ismail Kadare, mik e adhurues me bindje i Ramushit, nje dite do ta mprehe penen e tij kunder monstres Lubonja. Ndoshta edhe mund ta injoroje…!!! Eshte per t’u injoruar Lubonja. Ai eshte tani mjeran deri ne meshirim, por pas tij qendron fenomeni. Ky fenomen te kujton indoktrinimin apo blerjen e ketyre mercenareve nga propaganda dhe, pse jo, edhe nga sherbimet serbo-sllave.

Duke perfunduar, se si une, qindra e mijera shqiptare, intelektuale dhe jo vetem, jane te fyer e te merzitur prej marrezise se fundit “made in Lubonja”. Disa mund ta dine, por disa qe s’kane pasur kohe e pasion leximi s’besoj, qe vite me pare, pikerisht me 18 qershor 1987, nje shkrimtar e politikan serb, Vuk Drashkovic, i shkruante nje leter po aq cinike Kadarese dhe promovonte teori te rreme identike me ato qe Lubonja i drejton Ramushit Haradinajt. Po citoj fjale per fjale Drashkovicin: “Jepini fund sherbimit te “emancipimit” kombetar, qe eshte i mbushur me urrejtje, me krime, me vrasje dhe me plan-xhihade mbi copetimin e Serbise…”

Edhe Lubonja si idoli i tij Drashkovic vijon t’u sugjeroje shqiptareve “…ky qendrim ka te beje me mbisundimin e ideologjise nacionaliste me te cilen vazhdojne te punojne elitat politike e kulturore ne Shqiperi e Kosove per t’u shperlare trurin shqiptareve”.

Pra, siç shihet, asgje tek Lubonja nuk bie ere meditimi intelektual, as sensibiliteti human, as ndonje dominimi pacifist ne formimin e tij. Ai eshte thjesht misionar i paguar, i shtrydhur dhe tashme i djegur dhe i diskretituar. Te tille misionare jo vetem qe nuk bejne shenje ne personalitetin e heroit te gjalle te UÇK-se Haradinaj dhe komandanteve te saj, por vetem i lartesojne ata. Ndersa per Lubonjen prape rezervohet izolimi dhe qelia. Nuk eshte me nje qeli e dikurshme e Burrelit, banoret e te cilave jane per t’u respektuar. Eshte nje qeli pa dere, pa nder. Eshte qelia e harreses, e perbuzjes nga kombi yt. Nuk ka ferr me te keq se kjo qeli, ku do te strehohet perjetesisht Lubonja. As edhe ferri letrar i Dante Aligerit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency