Grabitja e Thesarit/ Pranga 5 punonjësve të BSH-së, mes tyre dhe nipi i Bitraj

0
124

bsh 2Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmë pesë punonjës të Bankës së Shqipërisë në vijim të hetimeve për super vjedhjen e këtij institucioni, ndërkohë që një punonjës është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve, mësohet se në pranga kanë rënë Petrit Ramohitaj,  Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba e Dhimitër Davidi, ndërsa i arrestuari është edhe  nipi i Ardian Bitrajt, Klevis Bejtaj. Krahas të arrestuarve të djeshëm, për vjedhjen e thesarit janë arrestuar dy punonjësit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, pasi auditi i bankës zbuloi dy skemat e vjedhjes, atë të kartmonedhave që i nënshtrohet procedurës së asgjësimit, si dhe për paratë e vjedhura nga kutitë siç importohen nga Zvicra dhe zëvendësimi i tyre me libra.  Vjedhja e bujshme e thesarit të Bankës së Shqipërisë nga dy punonjës të saj u zbardh disa ditë më parë.  Dy punonjësit e bankës kanë grabitur një shumë marramendëse prej 713 milionë lekëve nga thesari. Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit me burg për dy ekonomistët të arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi. Ardian Bitraj me detyrë përgjegjës i sektorit arkës stok ka rrëfyer se prej katër vitesh në bashkëpunim me kolegen e tij ka nxjerrë nga ky sektor shuma të konsiderueshme lekësh që ishin bërë gati për tu hedhur në qarkullim dhe të tjera që ishin bërë gati për tu asgjësuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency