VIDEO/ Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Vllaznia e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Skënderbeut

0
147

Skënderbeu-Vllaznia është finalja e edicion it të 69-të të Kupës së Shqipërisë që është duke u luajtur në duke filluar 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Ky takim përcakton verdiktin e fundit, ku korçarët kërkojnë që ta fitojnë për herë të dytë, ndërsa shkodranët duan kupën e shtatë.

Skënderbeu dhe Vllaznia ritakohen në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 56 vitesh. Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy klube me traditë do ta diskutojnë mes tyre trofeun e Kupës. Për herë të parë dhe të fundit dy skuadrat kanë luajtur më 11 korrik të vitit 1965, ku shkodranët kanë fituar me shifrat minimale 1-0. Përveç fitimit të trofeut, dy ekipet luajnë edhe për qëllime të tjera.

Së pari, fituesi i këtij kompeticioni shpërblehet me 50 milionë lekë nga FSHF-ja, si dhe të jep të drejtën për të shkuar në Europë, por e fundit vlen vetëm për Vllazninë, pasi Skënderbeu është i pezulluar nga UEFA. Mirëpo, me fitimin e trofeut, korçarët mund të shlyejnë edhe një vit tjetër nga dënimi, kur deri tani kanë shlyer 3 nga 10 vitet.

HT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-1

Da Silva 39′ 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here