Largimi i biznesmenit amerikano-libanez, Meta nga Shkodra: Të vihen para drejtësisë autorët e dhunës

0
184

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkon nga Shkodra vënien para drejtësisë të autorëve të dhunimit të biznesmenit amerikano-libanez Fadi Mitri, i cili u largua nga Shqipëria një ditë më parë, pak orë pasi kompania e tij deklaroi që do të ndërpriste finalizimin e projektit të ndërtimit të një resorti me 5 yje në Gjirin e Lalzit me vlerë 450 mln USD. “Dhuna është e patolerueshme, një rast i tillë nuk duhet të kishte ndodhur. Shpresojmë që autorët të vihen para drejtësisë”,- tha kreu i Kuvendit. Në lidhje me ligjin e plehrave që pritet të rikthehet sërish, Meta ndau shqetësimin me shoqërinë civile por tha se “ata do të kenë akses në dogana” propozim ky i bërë i ditur sot edhe nga kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. ‘Do hapen disa vende të reja pune, është pozitive për industrinë e riciklimit”, ka thënë Meta. Sa për kanabisin, kreu i LSI-së tha që: “Është një problem që duhet luftuar dhe nuk ka dalë tani”. Ndërsa në fushën politike, duket se Metës i intereson vetëm gara brenda partisë. “Interesi tani është i fokusuar te zgjedhjet brenda LSI-së. Por lidhur me koalicionin me Partinë Socialiste, ne i kemi qëndruar dhe i qëndrojmë marrëveshjes së firmosur në Shkodër”-tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency