PD: Vrasja në Gramsh për drogën, Rama konfiskon një degë në studio televizive

0
179

– Partia Demokratike ka reaguar pas ‘incidentit’ në News24 që solli një trupë të tërë policësh, të cilët sekuestruan një degë kanabis të marrë si mostër në emisionin “Studio e Hapur”. Deputeti Gerti Bogdani tha se ‘Rama dhe Tahiri tallen e nuk luftojnë kanabisin’ dhe se vrasja që ndodhi sot në Gramsh, ishte pikërisht për kanabisin. “Vrasja e sotme ne Gramsh që ka motiv parcelat me kanabis, është tregues i qartë i thellimit të varfërisë, rritjes së konflikteve, dhunës dhe vrasjes, dhe i shtetit që jo vetëm bën sehir ndaj drogës, por bëhet instrument mbështetës; shembull i qartë i të cilës është ministri Tahiri sot, që e fsheh motivet e vrasjes në Gramsh”, tha Bogdani. Ai deklaroi se’ miliona euro që nxjerr ky biznes kriminal shkojnë në pak duar, pasurojnë vetëm kartelin e Edi Ramës, që përdoren më pas për të blerë dhe votën, për të ruajtur pushtetin e krimit, ndërkohe që vazhdon të thellojë varfërinë e shqiptarëve’. Bogdani ka ironizuar faktin që policia sekuestroi një degë kanabis në News24. “Kryeministri i vendit, në vend që të luftojë kanabisin dhe trafikantët e tij, tallet, siç bëri mbrëmë në studion e emisionit Studio e Hapur, në News24, duke konfiskuar një degë kanabisi. Kryeministri i vendit, tallet, ndërkohe që kjo është realisht drama më e madhe qe po kalon vendi. Drame që dje gjeti rrugën dhe tregoi degën e hashashit në studion televizive, pasi ky biznes kriminal ka mbuluar vendin”, tha ai. Sipas deputetit demokrat, kjo është një ‘dramë që sot shënon viktimen e radhës në Gramsh, sepse është e qartë, droga pasuron një grusht të vogël kriminelësh dhe pushtetarësh, ndërkohe që vret dhe që varfëron qytetarët dhe shkatërron shoqërinë’. “Eshtë koha që shqiptarët të bashkohen e ta shpëtojnë vendin nga ky rrënim. Shqipëria nuk meriton drogë, nuk meriton të sundohet nga karteli i Edi Ramës”, tha Bogdani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency