Gruaja humbi gjurmët 2 ditë më parë nga Tirana, familjarët të alarmuar, si i gjetën sot pa jetë në Golem

0
137

Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë në dhomën e një hoteli në Golem, si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Familjarët e tyre janë alarmuar për shkak se 2 viktimat nuk u janë përgjigjur në telefon.

Burime për ABC bëjnë me dije se Anila është larguar nga shtëpia 2 ditë më parë. Djali i saj ka bërë kallëzim pasditen e 25 nëntorit në komisariatin numër 4  që i është larguar nëna nga shtëpia.

Edhe djali i 60 vjeçarit ka marrë dje dhe sot në telefon babanë e tij por ai nuk i është përgjigjur.

Ka shkuar ne pasdite sot  te shtepia dhe i ka rene derës e se ka hapur dot  dhe ka kerkuar ndihmen  e policise dhe te zjarrfikses dhe ne 17: 45 e kane hapur deren me force policia dhe zjarrfiksja dhe i kane gjetur te dy pa jete, dyshohet se jane asfiksuar nga gazi pasi edhe komshinjte kane ndjere eren  e gazit  dhe dyshohet se mund te kene vdekur mbrëmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here