Reforma në drejtësi, Mimoza Hafizi “pro”: Edi Rama braktisi reformën në drejtësi

0
154

Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi, i është përgjigjur dje Partisë Demokratike për cënimin e sovranitetit nga Reforma në Drejtësi. Hafizi shkruante në Facebook se është vetëm sovraniteti i 2-3 liderëve politikë, që duan të vendosin gjithçka në emër të popullit, pa përfillur vullnetin dhe interesat qytetare. Më tej, deputetja theksonte se me propozimin e fundit, Rama e braktisi hapur kauzën e Reformës në Drejtësi. “Miq! Sovraniteti, që PD pretendon se cënohet nga Reforma në Drejtësi, është vetëm sovraniteti i 2-3 liderëve politikë, që duan të vendosin gjithçka në emër të popullit, pa përfillur vullnetin dhe interesat qytetare. Me propozimet e tij të fundit, Edi Rama e braktisi hapur kauzën e Reformës në Drejtësi. Këtë reformë ai nuk e do më as si sukses dhe as si dështim të qeverisë së tij”, ka shkruar Hafizi dje në rrjetin social Facebook. Gjithsesi, deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka konfirmuar se shprehet se do të votojë pro reformës në drejtësi. Hafizi ka deklaruar më parë se vota e saj në Kuvend seancën e 21 Korrikut, do të jetë pro reformës. “Unë e kam deklaruar votën time “pro” reformës dhe kam qenë një nga firmëtarët e draftit. Unë jam iniciatore e votimit të draftit, kam firmosur njësoj si 33 deputetët e tjerë që të votohet reforma në drejtësi. Jam shokuar nga diskutimet dje në Parlament të deputetëve PD për çështjen e sovranitetit. Ky draft dhe kjo reformë nuk cenon aspak sovranitetin e vendit por vetëm sovranitetin e deputetëve. Nga ana tjetër Rama duke ia lënë gjithçka në dorë ndërkombëtarëve hoqi dorë nga kauza e reformës në drejtësi. Pra Kryeministri ka braktisur kauzën e reformës në drejtësi si reformën më të rëndësishme të qeverise dhe me qëndrimin më të fundit nuk e lidh më fatin e reformës me fatin e qeverisë së tij”, është shprehur deputetja socialiste Mimoza Hafizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here