“Do e takoj nëse do kem kohë”, Kurti i përgjigjet ‘karshillëkut’ të Vuçiç: Në tryezë ulemi si të barabartë, as ne nuk e njohim Serbinë

0
82

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se në tryezë do të ulët si i barabartë me homologun e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në këtë mënyrë Kurti konfirmoi se do të takohet me Presidentin e Serbisë në qershor të këtij viti. Rikujtojmë se Vuçiç u shpreh se do të takohet me Kurtin nëse nuk do të jetë i zënë.

Kurti e pohoi pas darkës së punës së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel se do të takohej me presidentin e Serbisë në mes të qershorit në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Por ai e bëri të qartë se në çfarë kushtesh do të ndodhë kjo.

“Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta, në të cilën, natyrisht, thelbi është ai që tashmë e ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. Pra, as Serbia s’e njeh Kosovën, por as Kosova s’e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan”, ishte komenti i Kurtit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here