32-vjeçari Arben Mema, i cili terrorizoi banorët duke tentuar t’i shtyp në sheshin “Skëndërbej” ditën e zgjedhjeve, del sot para gykatës për masën e sigurisë. Arben Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.
Është zbardhur dëshmia e shokut të Arben Memës, i cili ka qenë ai që i ka dhënë automjetin 32-vjeçarit. Sali Xhepa thotë në dëshmi se makinë mori me qira dhe ia dha për një xhiro, por bëri aksident. Pas aksidentit Xhapa ka dëshmuar se është larguar nga makina dhe se më pas pa ngjarjen e rëndë në televizor.
”Mora makinën me qira dhe ia lash Arbenit për një xhiro. Gjatë ecjes ai humbi kontrollin dhe bëri aksident. Unë zbrita nga makina pas aksidentit por Arbeni jo dhe vazhdoi të lëvizte me makinë e goditur. Unë ika për në shtëpi pas ngjarjes, ndërsa më vonë në Tv pash ngjarjen që ndodhi tek sheshi ”Skëndërbej””, thuhet në dëshminë e Sali Xhepës.