Palestinezi rrëfen tmerrin në Gaza: Sa herë dëgjojmë një sulm mblidhemi si familje për të gjetur strehë

0
81

Një mësues nga Gaza i ka thënë BBC se jeta në territorin palestinez është jashtëzakonisht e frikshme, ku prej ditësh vijojnë bombardimet.

Ndërkohë, që Izraeli thotë se sulmet ajrore nuk kanë për qëllim popullsinë civile, situata është shumë e rëndë.

“Çdo gjë për ne është vërtet e frikshme”, tha Hanan, 26 vjeç. “Sa herë që dëgjojmë një makinë…ose një motor, ndjehemi të frikësuar se ndoshta ata do ta godasin këtë makinë ose do të godasin këtë person që është brenda makinës. Pra, është shumë e frikshme për ne, nuk mund të flemë.

“Është vërtet e vështirë kur dëgjojmë një sulm ajror. Gjëja e parë që bëjmë është të mblidhemi së bashku si familje dhe të gjejmë vendin më të sigurt, por nuk ka vend të sigurt kur ka një sulm ajror. Ne mblidhemi së bashku dhe nëna ime thotë gjithë kohën “nëse do të vdesim le të vdesim së bashku,” rrëfen ai.

Hanan shtoi: “Ne po humbasim më shumë njerëz, njerëz që i duam. Po vuajmë çdo ditë në Gaza. Jemi në një burg shumë të madh së bashku, kështu që jetesa këtu është kaq e vështirë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here