KLSH: Në vitin e pandemisë, 712 mln euro dëme në buxhetin e shtetit…

0
148

Gjatë vitit të pandemisë, institucionet i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 712 milionë eurosh.

Shifra është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për vitin 2020. Në këtë vlerë, përfshihen dy zëra: shkeljet e institucioneve që arrijnë në 17,7 milionë euro dhe 694,1 milionë euro të tjera nga mungesa e të ardhurave në buxhet.

Abuzimi me mbi 17 milionë euro, regjistrohet në vitin e vështirë të pandemisë, viti i pamundësisë së realizimit të tenderave.

Auditimi nxjerr në pah përdorimin e fondeve pa eficiencë, mungesë kontrolli në procedurat e prokurimit, shkelje në likuidimin e faturave në shpenzime e investime që shoqërojnë shtimin e detyrimeve të prapambetura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here