Mbi 83 mijë fletëvotimi të pavlefshme/ Celibashi: Nëse do të ishte me emra…

0
137

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar arsyen pse pati një numër aq të madh fletësh votimi të pavlefshme në zgjdhjet e 25 prillit. Sipas Celibashit, numri i lartë i fletëve të pavlefshme të votimit ka ardhur për shkak edhe të vendosjes së numrave dhe jo të emrave në fletë.

Në një deklaratë për mediat nga KQZ sot, ai tha: “Me fletën varet si është organizuar informacioni dhe është herët për të bërë këtë vlerësim, por KQZ arriti të bënte një fushatë informimi dhe edukimi si asnjëherë tjetër, por kemi një numër të madh të fletëve të pavlefshme. Se të them që mungoi informacioni nuk e them dot, se KQZ ka zhvilluar një fushatë të gjerë informimi dhe edukimi.

Unë nuk dua të bëj profetin, por në vlerësimin tim nëse fleta do të ishte me emra, ndoshta mund të ishte ndryshe, pro vendimmarrja e KAS dhe Kolegjit konsideruan se me numër ishte më e thjeshtë. Është çështje subjektive, por fakt është që kemi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme”.

Sipas Celibashit  numri i madh i fletëve të pavlefshme tregon që kanë votuar për dy subjekte, ndërsa për me votimin elektronik thotë ai mundësia për pavlefshmëri është zero.

“Numri i madh tregon që kanë votuar dy subjekte që nuk duhet t’i votonin janë votuar kandidatin e një subjekti. Në votimin elektronik mundësia për pavlefshmëri është zero, por në KZAZ 40 ne zgjodhëm edhe opsionin e zgjedhjes së asnjë kandidati dhe kjo e bën të pavlefshme. Të gjitha këto janë j se ata nuk kanë dashur të zgjedhin asnjë subjekt në këtë KZAZ”.

I pyetur në lidhje me pasuesin e Monika Kryemadhit nëse vendoset për të në Qarkun e Fierit, ai tha se kjo vendimmarrje i takon komisionerit dhe theksoi se do ta bëjë publike sapo të merret një vendim i tillë. “Kjo është çështje e vendimmarrjes së komisionerit. Nuk dua ta bëj sqarimin para se të marr vendimin. Në çdo rast kodi është i interpretueshëm. Nga nesër do të fillojmë me miratimin e tabelave për çdo qark për partitë e kandidatët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here