Qeveria merr 100 mln euro nga ankandi i obligacionit dy vjeçar, interes i lartë nga bankat…

0
134

Paraditen e sotme, Banka e Shqipërisë emetoi obligacionin për llogari të qeverisë shqiptare. Në njoftimin paraprak ishte e bërë e ditur se në ankand do të merrej një borxh prej 120 milionë eurosh.

Por, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur për A2 se qeveria ka marre gjithsej 100 milionë euro, ndërsa u ofruan nga bankat dhe qytetarët në total 163,9 milionë euro.

Ky borxh është marrë me interes 1,96%, më lart sesa kuponi indikativ prej 1,8%, që kishte dalë obligacioni fillimisht. Burimet e mësipërme bëjnë gjithashtu të ditur se 6-7 milionë euro u ofruan nga qytetarët dhe pjesa tjetër nga bankat.

Ky është obligacioni i shtatë që Banka e Shqipërisë emeton në valutë dhe me vlerën më të lartë. Marrja e borxhit në tregun vendas është një zgjidhje e mirë nga ana e qeverisë, në kushtet kur shmang interesat e larta që janë aktualisht në tregun ndërkombëtar dhe nga ana tjetër, iu jep paratë e interesave qytetarëve të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here