Karriera e Ilda Bushkës, nga familja Xoxa-Veliaj në kryetare të Komisionit të Ligjeve

0
79

Videoja bashkëlidhur këtij shkrimi i përket vitit 2020!

Në sekondën 30-40 duket Zonja Klotilda Bushka e impenjuar me ushqimin e djalit të mitur të Erion Veliajt.

I mituri është i qetë dhe i bindet dorës që e ushqen. Me sa duket është mësuar me të.

Xhirimi ka lidhje me një nga takimet që Rama organizonte ato kohë në kompleksin “Xibraku”.

Zonja Bushka, apo Ilda siç e thërrasin njerëzit konfidentë, më të përfshirë gjithë familjen e afërt të Zonjës Xoxa, është personi që ndiqte gjithçka në studion private të Ajola Xoxës.

Tek Ilda përcilleshin edhe hallexhinjtë që i zinte nata në prag të dyerve dhe zyrave të bashkisë ku administronte Erion Veliaj.

Kujt i ka rënë rasti të ndihej i detyruar për t’i shkuar për ngushëllim familjes Xoxa, në rastin e ndarjes nga jeta të babait të Ajola Xoxës, nuk mund të ketë shpëtuar pa ngushëlluar së pari Ildën, e cila ishte e para që priste te hyrja e agjencisë funerale ku organizohej ceremonia si dhe në portën e shtëpisë dhe orientonte vizitorët në dhomat e shtëpisë.

Karriera e Ilda Bushkës, nga familja Xoxa-Veliaj në kryetare të

Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka

Kjo ishte Klotilda Bushka deri në ditën që karriera e saj nisi të shkëlqejë falë kuotës që Veliaj nisi të pushtonte çdo ditë e më shumë në radhët e të zgjedhurve duke filluar që nga organet drejtuese të PS-së, deri në anëtarësinë e grupit parlamentar.

Klotilda Bushka është bashkëshortja e ortakut (në atë kohë), të një biznesmeni ndërtimesh në Kodrën e Diellit.

Me ortakun, bashkëshorti i zonjës Ilda, zoti Altin Bushka, kishte një kompani IT dhe tenderët e fituar nga ajo kompani kanë qenë objekt denoncimi nga opozita dikur. Në një kompani me kuota të barabarta 50-50 ku asnjëri prej ortakëve nuk bënte dot gjë pa tjetrin.

Karriera e Ilda Bushkës, nga familja Xoxa-Veliaj në kryetare të

Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka

Rastësisht apartamenti ku banon zoti Veliaj është ekzaktësisht në kompleksin e ndërtuar nga ky ndërtues.

Ndërtuesi përflitet si njeri shumë i afërt me Ilir Metën dhe nuk është më sekret lobimi i zonjës Bushka në Kuvend për kandidatura të mbështetura nga LSI e që promovohen për poste të rëndësishme në institucione të pavarura që monitorohen nga Kuvendi.

Klotilda Bushka është rregullisht e thirrur nga grupi Xhafaj në të gjitha konsultat e bëra prej muajsh tashmë dhe që targetonin goditjen kundër SPAK-ut dhe organeve të tjera të drejtësisë.

Por mesa duket Ilda ka ndier ujin që po fut barka Xhafaj-Veliaj dhe nëpër tavolina ka nisur të justifikohet se ajo nuk i sulmon dot drejtuesit e organeve të drejtësisë se si kryetare e Komisionit të Ligjeve, i është dashur të ulet shpesh me ta në tryeza të ndryshme.

Nuk dihet se për cilin prej tyre ka zgjedhur sot xonja Bushka që të bëhet dadoja e shtëpisë, por siç duket Ilda nuk ndihet më borxhlie te çifti Xoxa-Veliaj./ CNA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here