55 mijë vota të pavlefshme me dashje, 5 mandate të tjetërsuara djallëzisht

0
517

EDITORIAL

Një fenomen sa negativ aq edhe djallëzor po ndodh me zgjedhjet e 25 prillit. Deri më tani kur janë numëruar 3463 nga 5199 qendra votimi kanë rezultuar 54 382 vota të pavlefshme deri tani. Nga sa llogaritet , në fund rezulton se më shumë se 5% e votave të pavlefshme që shkojnë deri në 5 mandate. Ky është një rekord që as nuk afrohet gjëkundi me vitin 2017, kur ishin rreth 32 mijë vota të pavlefshme në total.

Por çfarë ka ndodhur?

Vetëm një orë më parë u zbulua një video skandal nga kandidati i Vetëvendosjes në Gjirokastër ku komsioneri i PS në përfundim të numërimit, kishte marrë disa fletë votimi dhe i nxirrte të pavlefshme duke shënuar me x një parti të dytë nga ajo që kishte shprehur vullnetin qytetari. Pra nëse qytetari ka votuar në atë fletë presupzojmë numrin 9, komisioneri i PS shënon një tjetër x te numri 12 dhe kjo e bën të pavlefshme votën.   Nuk është e vështirë të mendohet se kjo ka ndodhur edhe në shumë qendra të tjera votimi në Shqipëri. Do thoni po komisionerët e opozitës? Po këta kanë blerë edhe diplomatë, besoni se e kanë vështirë që në përfundim të numërimit të blejnë edhe komisionerë të opozitës! Janë me miliona euro të hedhura në këto zgjedhje nga pushteti, duke synuar marrjen e një rezultati që nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

Ndërkaq një tjetër arsye për kaq vota të pavlefshme edhe mos njohja e mënyrës së re të votimit, ku djallëzisht PS me ndryshimin e kodit dhe lëvizjen e fundit me vetëm numra në fletë, krijoi një votim totoalisht të rrëmujshëm e të vështirë për shtresa të caktuara të popullsisë. Nga ana e saj as KQZ nuk e ka bërë sa duhet punën e saj për të informuar publikun lidhur me mënyrën e re të votimit. U mjaftua me disa reklama për televizionet kombëtare dhe disa portale të piketuara, dhe la në hijë informimin masiv. Për këtë mënyrë të re votimi duhej të kishte ifnromacion të pandalshëm që të gjithë të ishin në dijeni për mënyrën se si votohej. Por ndodhi krejt e kundërta. Të jetë rastësi?! Askush nuk i beson rastësisë në zgjedhje.

 

Numeruesi vendos x te fleta e votimit duke e bere te pavlefshme

 

VIDEO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here