Torino i bën dëm Juventusit, mundet nga Napoli! Tani bardhezinjtë janë jashtë zonës Champions

0
89

Napoli ia del të fitojë me shifrat 2-0 ndaj skuadrës së Torinos. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Gattusos që blindon kështu vendin e katërt duke parakaluar Juventusin. Skuadra napolitana nuk e  pati aspak të vështirë në transfertën ndaj skuadrës “granata”, ku kaloi në avantazh që në minutën e 11’ me anë të mesfushorit Bakayoko, ndërsa më pas dyfishoi shifrat në të 13-ën me anë të Victor Osimhen.

Minutat e mbetura ishin një administrim i qetë për napolitanët, që mund të kishin shënuar shumë më tepër, nëse nuk do të kishin kundër shtyllën dhe portierin Sirigu, që bëri disa pritje vendimtare në pjesën e dytë.

 

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit, Napoli e sheh veten të favorizuar nga kalendari në garën për zonën Champions, pasi ka luajtur të gjithë ndeshjet direkte dhe do të përballet me kundërshtarë që renditen në gjysmën e poshtme të tabelës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here