Home Aktualitet Neutralizoi shoferin e rrezikshëm te sheshi “Skënderbej”, i riu tregon momentet e...

Neutralizoi shoferin e rrezikshëm te sheshi “Skënderbej”, i riu tregon momentet e frikshme

0
116

Rasti i hyrjes së makinës në sheshin Skenderbej nga qytetari Arben Memaj, ishte një moment që ngjante me sulme terrori. Por ajo që u mediatizua ishte heroizimi i 22-vjeçarit Klodian Elqeni që arriti të ndalonte shoferin duke bërë një ndalesë spektakolare.

Ai ka qenë i ftuar në studion e “Rudinës”, ku ka folur më gjatë rreth kësaj situate dhe përjetimin e tij në ato momente. Ai tregon se ishte duke ecur me dajën e tij dhe në ato momente vuri re një makinë të dëmtuar me një gomë të çarë.

Klodian Elqeni: Kur shkoi para tendave ai u ndal, e ndali shpejtësinë e madhe që kishte, iu vërsulën njerëz për ta nxjerrë nga makina, ndër ta ishte edhe policia e shtetit, por agresori tentoi që të largohej përsëri. I dha gaz makinës dhe nuk pranoi që t’i bindej qytetarëve dhe policëve të shtetit.

Kur i dha gaz bëri disa rrotullime shumë të rrezikshme për të gjithë sepse u mblodhën njerëz aty dhe u tremba sepse kishte dhe fëmijë që luanin me biçikletë. Në momentin e parë mendova që ky është një akt terrorist, kur pashë që policia nuk e neutralizoi dot me hapjen e derës dhe me disa goditje që i bëri, të vetëm rrugë që pashë, ishte vetëm nga dritarja. Mora guximin për hir të qytetarëve që ndodheshin aty.

Pyetje: Në momentin që ti mendove se ishte akt terrorist nuk mendove për veten tënde apo jo, se ti rrezikove jetën tënde në momentin që u hodhe aty.

Klodian Elqeni: Është e vërtetë që po rrezikoja jetën time, por ndërkohë po rrezikoheshin dhe shumë jetë të tjera. Unë kam qenë i fundit nga turma, kur u nisa vrap për të shkuar në shënjestër, dëgjova policinë të thoshte mos u afroni se është i armatosur. Unë nuk u ndala, u hodha në dritare edhe shyqyr e godita dhe personi u shtri nga ana tjetër e sedijes.

Pyetje: Ke rrëshqitur në makinë në mënyrë spekatakolare, thashë si aktor dhe jo si një ngjarje reale.

Klodian Elqeni: Qëllimi im i vetëm ishte ta godisja fort me këmbë që ai të ngelte pa ndjenja sepse kisha frikën e armës. Pasi e godita, kam bërë edhe disa lëvizje të tjera me shkelmë sepse po mendoja që nëse do nxirrte armën, mos më qëllojë. Kam pasur ndihmën e qytetarëve përreth, policisë, e kanë hapur derën dhe e kanë tërhequr më pas dhe shyqyr shkoi gjithçka për mrekulli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here