Klodiana Lala: Një person dyshohet se prishi provat në skenën e krimit, ku u vra Pjerin Xhuvani

0
106

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Lala tha se ka dyshime që provat në vendngjarje të jenë prishur.

Gazetarja deklaroi se në automjetin me të cilin qarkullonte viktima, janë gjetur fletushka të ngjashme me fletë votimi, por jo karta ID.

“Zyrtarisht thuhet që në automjet janë gjetur vetëm fletushkat, që ngjajnë me fletë votimi.

Dyshimi im është që mund te ketë patur edhe karta ID. Por, nuk kam provë ta them në mënyrë kategorike,

Po të shohësh deklaratën, aty është arrestuar një person, që i përket klanit të Pjerin Xhuvanit, që dyshohet se ka hequr prova nga vendi i ngjarjes.

Burime të rezervuara thonë që njëri prej personave të përfshirë në sherr, ka hequr prova që lidhen me zbardhjen e të vertetëts.

PD edhe pse pretendon se e ka të filmuar momentin që personi del me karta ID, nuk e ka dorëzuar pranë prokurorisë apo në media.

Nuk e kam dëgjuar zotin Ardi Veliaj të shpjegojë veprimet e policisë”, deklaroi Lala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here