Dhuna në karantinë: Burri shet rrobat për bixhoz, dhunë ndaj gruas në sy të fëmijës…

0
101

Dhuna në familje kryeson rastet e trajtuara nga gjykatat në këtë periudhë pandemie. Avokati Erion Kullolli, i cili gjatë kësaj kohe ka trajtuar disa raste, shprehet se fenomeni ka pësuar rritje.

Erion Kullolli: ‘Fatkeqësisht kjo situatë ka ndikuar më shumë në lidhje me marrëdhëniet familjare. Është vënë re një rritje e numrit të kallëzimeve në lidhje me dhunën në familje. Edhe sot kam marrë një ankim për zëvendësim të masës së sigurisë në lidhje me veprën penale dhunë në familje.”

Një prej rasteve konkrete është dhe dhuna fizike dhe psikologjike që një bashkëshort ka ushtruar ndaj gruas në prani të fëmijës 6-vjeçar. Burri kishte krijuar varësi nga bixhozi, ndërsa kishte shitur dhe rrobat e familjes. Kur gruaja ka konstatuar mungesën e rrobave e ka pyetur të shoqin, por burri i ofenduar e ka goditur me grushte dhe shqelma në kokë. Gruas i ka rënë të fikët dhe më pas kur është përmendur ka telefonuar motrën, ndërsa deri në mbërritjen e policisë ka qëndruar jashtë banesës. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet. Tashmë burri është i arrestuar, ndërsa gruaja ka marrë urdhër mbrojtje.

Sipas avokatit, rastet më të shumta të trajtuara gjatë kohës së pandemisë janë kryesisht me dhunë fizike dhe psikologjike në marrëdhëniet e çifteve.

Erion Kullolli:”Më së shumti pretendohet për dhunë psikologjike, të pakta janë rastet ku evidentohen shenja të dhunës fizike.”

Prej nisjes së pandemisë nga policia janë arrestuar në flagrancë tetë persona pasi kishin ushtruar dhunë në familje. 5 prej tyre kanë dhunuar bashkëshorten, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes dhe në prani të fëmijëve, ndërsa 3 të tjerët kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve, babait dhe vëllait.

/Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here