Basha: Nuk ka bashkëpunim me Ramën, brenda 100 ditëve të para hap negociatat…

0
109

Kreu demokrat Lulzim Basha ftoi qytetarët që me 25 prill të votojnë ndryshimin, duke i hapur rrugën vendit drejt Bashkimit Europian.

“Votoni nr 9, votoni për ndryshimin, votoni për hapjen e negociatave”, tha Basha nga Shijaku, ku zhvilloi takimin e 5-të elektoral, ndërkohë që turin e takimeve e përmbyll në Tropojë mbrëmjen e sotme.

Basha tha se brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat me BE-në, ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët, nuk ka mbajtur asnjë premtim, i ka shërbyer oligarkëve dhe sot po abuzon me fondet e rindërtimit, përmes asaj që kreu demokrat e cilësoi si “mafia”.

Duke refuzuar edhe njëherë ftesën e Ramës për bashkëpunim, Basha tha se ai po jargavitet tani sepse e ndjen ndryshimin e madh që po vjen.

“E ndjen që më 25 prill qytetarët shqiptarë do të votojnë ndryshimin. Ndaj dhe Rama po jargavitet me shpresën se do të rrijë në pushtet edhe 4 vjet. Shqiptarët nuk durojnë më as 4 orë, ndaj i them nuk ka asnjë bashkëpunim”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here