Policia prezanton planin për zgjedhjet: Mbi 7500 efektivë në terren…

0
120

Policia ka prezantuar vetëm 8 ditë përpara datës së zgjedhjeve, planin e saj të masave. Mbi 7.500 efektivë të policisë, do të jenë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit në Shqipëri. Përgatitjet e policisë për këto zgjedhje kanë nisur që në dhjetor të vitit të shkuar kur kanë nisur edhe trajnimet e stafit.

Në një intervistë për News24 Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili tha se për gjithë procesin zgjedhor policia do ta ndjekë në 4 faza që në nisje të fushatës deri në dorëzimin e fletëve të votimit në KZAZ.

Policia do të hartojë edhe një regjistër ku do të shënohet çdo vepër penale në fushën zgjedhore i cili do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë. Një rëndësi e veçantë do i kushtohet edhe ruajtjes së institucioneve e personaliteteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here