Shtyhet vendimi për Fullanin. 2.4 vite burg për ish-Prokurorin Giu dhe 25 për Ilir Kupën

0
114

Ish prokurori i Krujës Haxhi Giu, do të vuajë 2.4 vite burg , ndërsa  i arratisuri nga burgu i Trikallas ne greqi Ilir Kupa ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm  dhe  u dënua me 25 vite burg. Të dyja  vendimet janë marrë këtë të enjte nga  Gjykata e Krimeve të Rënda,  ndërsa Gjykata Administrative ka shtyre për në datën 26 maj  vendimin per  padinë për demshperblim të  ish guvernatorit të bankës së shqipërisë Ardian Fullani

VENDIMI PER HAXHI GIUN

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar këtë të enjte me 3 vjet e 6 muaj burg ish-prokurorin Haxhi Giu, i akuzuar për korrupsion pasiv. Ish-prokurori i Krujës, përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vjet e 4 muaj. Ndërkohë, 2 vjet burg janë dhënë nga prokuroria për të pandehurin tjetër Aleks Shpori, i cili me të njëjtën formë gjykimi do të shlyejë 1 vit e 4 muaj. Ish prokuroria akuzohet per korrupsion pasiv. Prokuroria kishte kërkuar për të dënimin me 4 vite burg.

GJYQI I FULLANIT

Gjykata Administrative ka mbyllur  shqyrtimin e padisë për  ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij,  dhe pagat deri ne fund të mandatit si guvernator. Në seancën e kësaj të enjteje gjykata administroi si provë raportin psikologjik për Fullanin. Sipas psikologes ish guvernatori  ka pësuar demtime te rënda psikologjike pas shkarkimit nga detyra demtime sipas saj  do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Seanca u shty per në datën 26 ku pritet  të jepet edhe vendimi

25 VITE BURG PËR KUPËN

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me  25-vite burg  Ilir Kupën, për arratisjen e tij nga burgu i Trikallasë në Greqi. Ai i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm pasi ka pranuar të procedohej me gjykim të shkurtuar.Kupa është pjesë e personave që kryen një arratisje spektakolare nga burgu i Trikallas në Greqi. Ilir Kupa akuzohet për disa grabitje me dhunë. Ai akuzohet se edhe si pjestar i bandës së babagjyshëve që grabiten pak muaj më parë një qendër tregetare në Tiranë.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here