Në sherr me BE-në, i papranueshëm në SHBA. Rama tani sheh vetëm nga Kina, Rusia e Turqia

0
89

EDITORIAL 

Shqipëria po rrëshqet nga rruga e saj drejt perëndimit. Nën drejtimin e qeverisë nga Rama, vendi ka humbur shumë nga aspirata evropiane, duke hedhur hapa pas e jo më para. Dështimet e Rilindjes me integrimin janë të hatashme, aq sa kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit janë shtuar vit pas viti duke shkuar në 15 të tilla.

Por kohët e fundit, nën ethet e humbjes së pritshme në 25 prill, Rama ka hedhur sytë nga lindja e po kërkon ndihmën e këtyre shteteve për të mbajtur me pahir pushtetin.

Kështu pasi u fut në sher me Bashkimin Evropian duke i akuzuar se po mbështesin PD-në dhe po ndërhyjnë në fushatë, dhe pasi në SHBA i kanë vënë vizën, Rama ka shpresë vetëm te Erdogani. Ky i fundit për interesa të caktuara, ku ende nuk është bërë publike se çfarë i ka kërkuar Ramës për ndihmën me para që po i jep në këtë fushatë, krahas ndërtimit të ashtëquajturit spital në Fier, po e ndihmon edhe me vaksinat.

Pasi i shau publikisht dhe mohoi kategorikisht vaksinën ruse, sot Shqipëria i ka marrë ato dhe është gati për të nis përdorimin. Po ashtu me ndërhyrjen e Turqisë, Rama mundësoi marrjn e vaksinave kineze, të cilat sot i propagandon si arritje të mëdha të qeverisë së tij. Asgjë nuk ka arritur Rama, e gjitha është lojë e mikut të tij Erdogan i cili e ka afruar edhe më shumë Shqipërinë me lindjen dhe më larg me perëndimin.

Ndërkaq një dyshim i madh është edhe lidhur me vaksinat kineze.  Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë vaksinat e saj në Ballkan. Disa ekspertë thonë se kjo është një përpjekje për të rritur ndikimin e saj në rajon. Vëzhgues të rajonit thonë se përpjekjet e Kinës në Ballkan janë një formë e diplomacisë së vaksinave. Ajo që disa ekspertë e shohin si shqetësuese është mungesa e informacionit për cilësinë e vaksinave, krahasuar me ato të prodhuara në Perëndim. Shumë njerëz besojnë se Kina po përdor shpërndarjen e vaksinave për të fituar ndikim dhe për të treguar se sistemi autoritar i Kinës është më efikas sesa demokracitë perëndimore.

Dhe në këtë lojë të Kinës, ku në mes është edhe Turqia, është përfshirë nga Edi Rama edhe Shqipëria, krah për krah me Serbinë. Kemi dalë komplet nga shinat e rrugëtimi evropian, vetëm për vota elektorale Rama po përdor çdo mjet e çdo strategjit, qoftë edhe antikombëtare për të arritur te vota.

Por përtej lojës diplomatike të Kinës, vetë efektiviteti i vaksinës është në dyshim.  Testimet e kësaj vaksine dukej se po bëheshin në mënyrë transparente derisa kur u mësua se vaksina kishte një efektshmëri prej 50 përqind. Prej atëherë, vaksinën e mbuloi heshtja.  Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan kishte marrë të dy dozat e vaksinës kineze dhe sërish u infektua nga virusi. Në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur të shqyrtojnë mundësinë për të dhënë një dozë të tretë të vaksinës kineze, pasi dy të parat nuk krijojnë antitrupa.

E gjitha sa po ndodh me pandeminë dhe vaksinën është thjeshtë një lojë elektorale e kryeministrit i cili duke vënë kush e di se çfarë nga interesat e vendit në tryezën e Erdoganit, po përfiton prej tij mbështetje duke e furnizuar Shqipërinë me vaksina kineze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here