Aeroplani Paris-Kajro/ ISIS ja si e shpërthyem

0
146

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e avionit të linjës “EgyptAir”, i cili u zhduk nga radarët mëngjesin e sotëm. Linja ajrore “Egypt Air” fillimisht njoftoi se avioni u zhduk nga radari pasi kishte hyrë rreth 16 km në hapësirën ajrore egjiptiane dhe se për këtë u njoftuan autoritetet përkatëse. Disa dëshmitarë janë shprehur se para se avioni të zhdukej kanë parë flakë në qiell, gjë që shtoi dyshimet se ai kishte shpërthyer në ajër, përpara se të rrëzohej. Por vetëm disa orë më pas, ISIS ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen. ISIS thotë se avioni u rrëzua me anë të shpërthimit të një bombe brenda në avion. Lajmi u bë pulbik nga agjencia e lajmeve e ISIS, Amaq. VIJOJNE KERKIMET Ushtria Egjitpiane tha se, në bashkëpunim me Greqinë, ka nisur një aeroplan zbulimi dhe anijet për të lokalizuar aeroplanin. Analistët kanë bërë të ditur se avioni në fjalë kishte të dhëna sigurie shumë të mira. Disa media kanë ngritur dyshimet se ky mund të jetë një akt terrorist. Avioni i kompanisë EgyptAir u nis nga Parisi pak para mesnatës dhe duhej të mbërrinte në Kajro rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së enjte. Në bord ndodheshin 66 persona, 56 pasagjerë, me tyre 30 egjiptianë, 15 francezë, 1 britanik, 1 belg dhe një 1 kanadez, 7 anëtarë të ekuipazhit dhe tre punonjës të sigurimit. Sipas raportimeve, mes pasagjerëve ishin edhe tre fëmijë, 2 prej te cileve te sapolindur. Avioni po fluturonte në lartësinë 11 mijë e 300 metra dhe u zhduk teksa ndodhej mbi Detin Mesdhe në pjesën lindore.

3461640100000578-0-image-a-61_1463670454507 345D7F0800000578-3598117-Police_take_up_position_at_Terminal_1_at_Charles_de_Gaulle_airpo-a-2_1463643443460 345DE1C400000578-3598117-image-a-54_1463654833835 345DE87B00000578-3598117-image-m-13_1463643609768 345DF8C400000578-3598117-image-a-35_1463649071624 34614FA300000578-3598117-image-m-16_1463666284512 346151CE00000578-3598117-image-a-1_1463664605905

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here