Zonë më zonë/ Shifrat KATASTRFOTIKE të ndotjes në Tiranë

0
188

Ajri që thithim në Tiranë është minimumi 7 herë dhe maksimumi 18 herë më i ndotur se një mesatare, që merret si njësi matëse nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky përfundim del me një matje të thjeshtë, të kryer nga anëtari i Akademisë së Shkencave, Besnik Bare, ish-kryetar i PS në Tiranë dhe ish-deputet që është ndalur në disa nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit për të matur nivelin e ndotjes.

Por edhe me parë eshte folur per kete problematike te rende qe prek direkt shendetin e qytetareve. Një vit më parë, një investigim i Piranjave doli në përfundime të ngjashme duke iu referuar matjeve të laboratorit të specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë.

I PLOTE

Përtej propagandës së mbjelljes së pemëve dhe vip-ave që pozojnë me lopata përkrah kryebashkiakut, ndotja e mjedisit në Tiranë është në nivele alarmante. Pikërisht për këtë arsye, një vit pasi Erion Veliaj zbarkoi në bashki, ose më mirë në 2016, kur u miratua edhe plani urbanistik, që i hapi udhë betonizimit përfundimtar,  Agjensia Kombëtare e Mjedisit i ka dhënë fund matjes së cilësisë së ajrit në kryeqytet. Qëllimi është lehtësisht i kuptueshëm: Të vazhdohet me ndërtimet, betonierat shkatërrimin e parqeve dhe publiku mos e kuptojë krimin e përditshëm që ndodh në dëm të tij.

LEXO EDHE: https://www.standard.al/2024/01/30/shendeti-i-pare-per-partine-kellici-tirana-e-erionbetonit-kryeqyteti-europian-i-ndotjes-dhe-vdekjes/

Por, me një investigim profesional, të denjë për një lloj gazetarie që duhet duartrokitur, emisioni “Piranjat” ka vendosur të zbardhë përmasat e kësaj katastrofe. Shifrat janë të frikshme. Gazetarët e Piranjave kanë kontaktuar laboratorin e specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë. Specialistë nga ky laborator zbarkuan në kryeqytet dhe në 20 pika nevralgjike (në ‘Unazën e Re’, pas 15-katëshit, tek ish-Stacioni i Trenit, tek ura e Drejtorisë së Policisë, te Brryli, pranë ‘Gardës’, te rruga ‘Don Bosko’, te Rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës, Kopshti Botanik, Tregu Industrial ‘5 maji’, Astir, 9-katëshet, Kombinat, Katedralja Katolike) instaluan aparaturat matëse. Rezultatet tregojnë se ndotja e ajrit është katërfish më e lartë se mesatarja e vendeve evropiane. Më i rrezikshëm është përqëndrimi i dy përbërësve kimikë, dioksidit të azotit dhe benzenit.

 

LEXO EDHE: https://www.standard.al/2024/01/30/tirana-qenka-kthyer-ne-nje-dhome-gazi-e-madhe-veliaj-hoqi-centralin-e-matjes-24-oreshe-te-ndotjes/

Kështu, mesatarja e prezencës së benzenit në Tiranë është 21.3 mikro gramë nga 5 mikrogramë që është në Itali shpjegojnë specialistët nga ky vend. Madje ka edhe zona ku ajo arrin në shifra alarmante në 101 mikrogramë për metër kub. Shiko tabelën më poshtë me matjet në të 20 pikat.

Koncentrimi i Benzenit në 20 pikat e matura për llogari të emisionit Piranjat me pajisje “Radielo” të teknologjisë së lartë te cilat u lanë në ambient të hapur për 8 ditë nga data 28 mars 2023 deri më 5 prill 2023

Për të kuptuar se ç’efekte ka kjo lëndë mbi jetën e qytetarëve të Tiranës duhen parë studimet e shkenctarëve që merren me kancerin. Sipas tyre, benzeni është klasifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) si “kancerogjen për njerëzit”, bazuar në prova të mjaftueshme që benzeni shkakton leuçeminë akute mieloide (AML). IARC thekson gjithashtu se ekspozimi ndaj benzenit ka qenë i lidhur me leuçeminë limfoide akute (ALL), leuceminë limfocitare kronike (CLL), mielomën e shumëfishtë dhe limfomën. Efekte të tjera të ekspozimit kronik ndaj benzenit janë dëmtimi i indeve kockore dhe pakësimit të qelizave të palcës kockore.

 

LEXO EDHE: https://www.standard.al/2024/01/30/studimi-ajri-ne-tirane-deri-18-here-me-i-ndotur-se-mesatarja/

Po ashtu në përmasa alarmante është edhe përqëndrimi i dioksidit të azotit. Në tabelën e mëposhtme të hartuar për “Piranjat” nga laboratori italian ‘Neotes”, shihet se ka pika ku ai arrin në shifra 9-fish më të larta sesa mesatarja e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspozimi afatshkurtër ndaj dioksidit të azotit (NO2) shton vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, sipas një studimi të fundit të publikuar në BMJ. Ndërsa ekspozimi i zgjatur ndaj përqendrimeve të larta të NO2 mund të kontribuojë në zhvillimin e astmës, të rrisë rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve kronike të mushkërive (kollë, frymëmarrje, vë shtirësi në frymëmarrje, ulje të nuhatjes, etj.).

LEXO EDHE: https://www.standard.al/2024/01/30/ndotja-e-larte-e-ajrit-qori-shkaktaret-nuk-jetojne-ne-tirane-rama-eshte-siguruar-ne-fshat-per-vete/

Pikërisht kjo është ajo që u fshihet qytatarëve të kryeqytetit. Çmimi që paguajnë me shëndetin e tyre dhe prandaj investigime të tilla gazetareske janë shumë më të vlefshme sesa çdo retorikë propagandistike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here