Ndotja e lartë e ajrit/ Qori: Shkaktarët nuk jetojnë në Tiranë, Rama është siguruar në fshat për vete

0
91

Pedagogu dhe drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, duke diskutuar shifrat për ndotjen e lartë të ajrit në qytetin e Tiranës të prezantuara nga ish-deputeti Besnik Baraj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se  kryeministrit dhe kryebashkiakut nuk i intereson ndotja, por përfitimi nga lejet e ndërtimit. Qori tha se shkaktarët e këtij procesi nuk jetojnë në zonat e ndotura, nisur nga z. Rama që jeton në një fshat jashtë Tiranës dhe është i siguruar për vete.

Arlind Qori: Nëse në Tiranë norma e fitimit në ndërtim është disafish, sigurisht që ndërtuesit janë të interesuar që ta bëjnë këtë gjë. Nëse ti si kryetar bashkie apo kryeministrin merr 20 përqindëshin e lejeve të ndërtimit, financime për fushatë elektorale, akses në media, ty si kryebashkiak dhe kryeministër të interesojnë lejet e ndërtimit, jo ndotja. Nëse ti je grosisti i karburanteve dhe qyteti i formuar kështu ka një konsum, shumë media financohen nga paratë e atij sistemi, ka parti politike që mbahen nga një sistem i tillë. Shkaktarët e këtij procesi nuk jetojnë në zonat e ndotura. Z. Rama jeton në një fshat jashtë Tiranës, është i siguruar për vete dhe mund të vijë në studion tënde dhe të thotë se nuk ka ndotje Tirana.

Besnik Baraj: Nuk ka politikan që nuk rri 10 orë në Tiranë, prandaj duhet të mendojnë.

Arlind Qori: Politikanët tanë kanë mjaft para dhe mund të kurohen në klinikat më të mira të botës, ndërsa ne përplasemi në spitalet publike të Shqipërisë dhe mund të bjerë edhe suvaja”-tha Qori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here