Salsano Rrapit i bëhet rivale gruaja, si do ta sfidojë Erjona Kakeli moderatorin e “Portokalli” në …

0
144

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli do të ndahen në dy programet kundërshtare të humorit, që nisin transmetimin këtë të diel. Moderatori dhe aktori i njohur do të vazhdojë të jetë në “Portokalli” siç ka bërë prej vitesh, ndërsa gruaja e tij do të jetë pjesë e “Kosherja”, projekti i ri që hap siparin shumë shpejt.

salsano rrapi (2)

 

 

Megjithëse prej shumë vitesh në bashkëjetesë dhe prindër të dy fëmijëve, çifti i aktorëve do shkojnë në drejtime të ndryshme televizive.

“Kosherja” është programi më i ri i humorit që do nisë transmetimin në “ABC” me regji të Altin Bashës, i cili ka vendosur ta sfidojë me kast Salsanon, duke i marrë në kast partneren, e cila automatikisht bëhet rivalja e tij të dielave.

Kujtojmë që nga bashkëjetesa e tyre ata janë prindër të lumtur të dy vajzave. Salsano Rrapi vendosi që disa ditë më parë t’ia kushtonte një mbrëmje të bukur vajzave të tij, të cilat e kanë shprehur të gjithë talentin në kokën e aktorit. Kjo sepse vogëlushet morën penela dhe ngjyra dhe filluan të pikturonin.

Para xhirimeve të filmit ‘Babai indian’. ‘Make up artist’ Maram”, shkroi aktori i humorit krahas videos së postuar në “Instastory”. Salsano është shumë i rezervuar kur vjen puna te jeta e tij private, e kjo duket te fakti që nuk publikon foto familjare, sidomos me vajzat e tij: Marg dhe Amal.

salsano rrapi (3)

Aktori më parë ka treguar se është shumë supersticioz dhe ndaj nuk poston foto të vajzave. Rrapi tha se në këtë zgjedhje ka ndikuar edhe fakti se ai dhe bashkëshortja e tij janë personazhe publike.

Ndërkohë, në lidhje me faktin se pse ai dhe Erjona që prej shumë vitesh bashkëjetojnë, nuk janë celebruar ende dhe ende nuk e kanë vendosur se kur do të jenë të martuar me letra.

I ftuar në një intervistë televizive, Salsano rrëfeu edhe për avantazhet e të qenit “single”. Duke pranuar se ai dhe Erjona nuk janë martuar akoma, Salsano tregoi edhe rastin kur ka përfituar nga kjo mosmartesë me letra.

salsano rrapi (4)

Ne shkuam për ta regjistruar gocën në çerdhe, na sugjeruan një çerdhe të mirë, sepse vajza ime është shumë sociale, i pëlqen shumë fëmijët, por nga frika e sëmundjeve, e kemi mbajtur në shtëpi këto kohë. Kur shkuam atje, do të bënim regjistrimin.

Erdhi drejtoresha e kopshtit dhe iu drejtua Erjonës për mbiemrin, Kakeli e ka Erjona: “Nuk jam e martuar, – i tha Erjona. – Ah, ti je ‘single’? – Po! – Atëherë ti nuk paguan asnjë lekë, se je një mama ‘single’”. Ja një avantazh i mos martesës me letra”, tha Salsano me të qeshur, megjithatë shtoi se për këtë martesën zyrtare akoma nuk e kanë vendosur.

Ndërsa në një intervistë të mëparshme, Erjona Kakeli foli pse kanë vendosur të jetonjë një “martesë” pa letra. Ndërsa tregohen të dy të rezervuar në media për jetën private, pyetjes se si do ta komentonte historinë e dashurisë me Salsanon, ajo iu përgjigj se po jetojnë në një çati dhe ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon, i ngjason një telenovele të vërtetë dhe që do të vazhdojë të jetë e tillë”.

salsano

Ndërsa vetë Salsano ka pohuar në një intervistë për “Panoramën”, se nuk kanë ndonjë plan të organizojnë ceremoni martese në jetë, por në skenë i ka ndodhur ta provojë një herë atë ndjesi në një shfaqje teatrale.

Edhe pse kanë të dy të njëjtin profesion, jeta e tyre profesionale ka qenë krejtësisht e kundërt. Eriona, me një eksperiencë të shkuar në televizion, tashmë iu përkushtua teatrit, ndërsa Salsano i është përkushtuar më së shumti televizionit, ku po hyn dhe Erjona.

Bashkë gjithashtu janë takuar vite më parë në teatrin “Skampa” dhe luajtën në komedinë tragjike “Kolonel Zogu”, ku Eriona ishte e vetmja aktore femër.

Dy aktorët kanë nisur të bashkëjetojnë para se të bëheshin prindër, ndërsa e kanë komentuar gjithmonë lidhjen e tyre si një lidhje të konsoliduar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here