U dërgua me urgjencë në spital/ Reagon Maradona: Ja gjendja ime shëndetësore…

0
161

Diego Armando Maradona ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore pas një shqetësimi gjatë takimit të mbrëmshëm mes Argjentinës dhe Nigerisë në Kupën e Botës.

Mbrëmë u raportua se legjenda argjentinase ishte dërguar në spital pas përkeqësimit të gjendjes menjëherë pas fitores 2-1 të Argjentinës ndaj Nigerisë, por Maradona ka qenë i shpejtë ta mohojë këtë duke thënë se nuk është shtruar në spital.

Tani, ai ka zbuluar se kishte dhimbje qafe dhe problem me zemër dhe se doktori i kishte rekomanduar të shkonte në shtëpi pas pjesës së parë.

“Dua t’ju them se jam mirë, se nuk jam në spital e as nuk jam shtruar më herët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Maradona shtoi se nuk ka dashur ta dëgjojë rekomandimin e doktorit në mënyrë që të ishte dëshmitar i kualifikimit të Argjentinës në mesin e 16 skuadrave më të mira.

“Më kontrolloi doktori dhe më rekomandoi të shkoja në shtëpi para pjesës së parë, por doja të qëndroja sepse po rrezikonim eliminimin. Si të largohesha? Puthje për të gjithë, faleminderit për përkrahjen!”, shtoi ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here