Rriten tensionet/ Koreja e Veriut, tjetër test rakete balistike

0
203

Koreja e Veriut ka kryer një test me raketa balistike vetëm pak ditë pas ardhjes ne detyre te presidentit te ri te Koresë së Jugut.

 

 

Autoritetet japoneze kanë thënë se raketa që u lëshua nga veriperëndimi i Kusong arriti lartësinë prej dy mijë kilometrave, ben te ditur BBC.

Ky test i ri ka shkaktuar shume zemërim ne Korene e Jugut dhe ne Japoni. Presidenti jugkorean, Moon Jae-in që bëri fushatë me platformë për marrëdhënie më të mira me pjesen e veriut, ka thënë se ky është një provokim.

Ndersa presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Koresë së Veriut, duke urdhëruar Kinën që të përmbahet. Ekspertet ushtarake kanë thënë se testi me i ri i Korese se Veriut mund të sugjerojë një distancë më të gjatë sesa pajisjet e testuara më parë.

Një seri testesh raketore të Koresë së Veriut gjatë këtij viti, edhe pse të ndaluara nga Kombet e Bashkuara, kanë shkaktuar alarm dhe kanë rritur tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Dy lëshime raketash gjatë muajit të fundit dështuan, me raketat që shpërthyen vetëm pak minuta nga lëshimi në fluturim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here