Mbeti pa djalin dhe gruan nga tërmeti, akuza qeverisë: Do bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe!

0
96

Bujar Çuka nga Thumana sot, një vit pas ngjarjes që i mori djalin dhe gruan, ka pengun e madh që askush nuk i dha zgjidhje për banesën e dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Ai u vizitua sot nga Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe u shpreh hapur për pengun që kishte ende në shpirt:

“Ra tërmeti i 21 shtatorit u shkatërruan komplet. Erdhën për së dyti. I thashë: pse keni ardhur?! “Kemi ardhur si stafi i bashkisë, erdhëm me pa dëmet.” Më thanë: “E kemi seriozisht, do të bëjmë diçka për ju”. Më thirrën te minibashkia: “Duhet të dalësh nga shtëpia” se “shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qera”.

Gjeta shtëpi me qera, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ata,” tha Bujar Çuka.

Jam këtu për t’i dhënë forcë dhe për t’i shprehur ngushëllimet Bujarit dhe Megit për humbjen e të dashurve të tyre, nënës dhe vëllait, bashkëshortes dhe djalit.

Sikundër për t’i shprehur të gjithë ngushëllimet e mia dhe për t’i dhënë forcë gjithë shqiptarëve, që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit, sot një vit më parë.

Jam i vetëdijshëm sepse vazhdimisht kam qenë në zonat e goditura nga tërmeti për vuajtjet, dhimbjet, në radhë të parë të atyre që humbën të dashurit e tyre, por edhe të qindra mijëra familjeve të tjera që iu shkatërrua pasuria e një jete, shtëpitë, banesat e tyre, vuajtjet të cilat për fat të keq vazhdojnë edhe sot që flasim, ku shumica dërrmuese e familjeve vazhdojnë të jenë në kushte shumë të vështira.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here