Besnik Mustafaj: Rama e morri Tahirin në sqetull  

0
167

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka bërë një paralelizëm mes sjelljes së Kryeministrit Edi Rama në rastin e Elvis Roshit me atë në rastin e Sajmir Tahirit. Mustafaj tha se në të dy rastet Rama ka vepruar njëlloj duke marrë në mbrojtje investimet e tij politike.

“Rama morri në sqetull Elvis Roshin dhe e mbrojti. Të njëjtën gjë po bën sot me Tahirin. Rama ka zakon që i merr vetë vendimet dhe nuk ka asnjë aftësi autoreflektive”, tha Mustafaj, i ftuar në News 24.

Gjithashtu ai komentoi edhe dezertimin e katër komandove, për të cilën tha se nuk është ndonjë hata.

“Që mund të dezertojnë 4 ushtarakë, nuk është hata. Mund të ndodh edhe në të gjitha ushtritë. Kërkesa e shumë ushtarakëve për t’u larguar nga ushtria është shumë e rëndë. Ne jemi një ushtri e NATO-s, kemi një ushtri të vogël. Ne kemi një detyrim që 2 % e   PPB  duhet të shkojnë tek kuadri i financës së ushtrisë. Kjo kërkesë nga shumë pak vende, respektohet 2%. Por ajo është bërë ultimative nga Trump. Pagesa bëhet një shkak i madh që ushtarakët të mos e gjejnë veten brenda saj. Kjo nxjerr një problem që ka ushtria jonë në raport me vetveten. Ky rast po shërben për të nxjerr një problem të madh brenda ushtrisë dhe kjo ka nevojë për analizë. Këto 8500 duhet të jenë në të njëjtën efiçensë me të tjerët. Nuk është punë e lehtë për ushtarin. Ata duhet të shpërblehen”, tha Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here