Ndodh edhe kështu!!! 4 zjarrfikës shoqërohen në polici se i prishën qetësinë Ramës

0
118

Drejtori i repartit të zjarrfikëseve në Shkodër denoncon shoqërimin në polici të 4 zjarrfikësve dje kur kryeministri Edi Rama ndodhej në kryeqendren e veriut në kuadër të turit “Bashkia që duam”

Katër zjarrfikësit kanë qenë me shërbim në një pallat prapa Teatrit “Migjeni” kur Rama po mbante takimin e tij me qytetarët e Shkodrës, pikërisht në sheshin para Teatrit Migjeni

Pasi kanë kryer shërbimin policia ka shoqëruar në komisariat, komandantin e turnit Triumf Lekiqi dhe punonjësit Qamil Cocja, Nikoll Lleshi dhe Antonio Palushani.

Dyshimet kanë qenë se nuk ka pasur asnjë thirrje për shërbim por është bërë e qëllimshme për të prishur takimin e kryeministrit.

Ritvan Bushati: “Në orën 17:14 minuta familja Kullolli ka njoftuar për rrjedhje gazi në banesën e tyre, me të marrë njoftimin është nisur ekipi i përbërë nga 4 zjarrifikës. Sips adresës kanë marrë rrugën nga Rusi në drejtim të sheshit Teatri më pas pallati prapa teatrit, kati i 7-të. Derisa kanë shkuar në vendngjarje kanë kaluar mbi 10 shërbime policie dhe nuk kanë pasur asnjë pretendim pse po kalon zjarrfikësja. Kur kanë shkuar atje, tek apartamenti, prapa është vendosur policia. Kanë verifikuar në vend situatën kanë parë që ka pasur rrjedhej gazi dhe fatmirësisht e kanë mbullur në kohë më pas kanë urdhëruar të shoëqerohen në komisariat

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here