Për të gjithë fansat e festës së Halloween sonte është një natë e e jashtëzakonshme, per me teper qe Hëna do t’i ndihmojë ato për të krijuar një atmosferë sa më drithëruese.
Ajo do të ndriçojë e plotë në qiell sonte.
“Hëna e plotë ndodh në 14:49 ditën e Halloween dhe ndërsa perëndon dielli, hëna do të shfaqet në të njëjtën kohë” tha David Moore nga Astronomia Irlandë.
Sipas shoqatës astronomike Irlandeze, ky fenomen do t’i intrigojë më shumë të gjithë ata që kanë besuar se egziston një lidhje mes hënës së plotë dhe festës së Halloween.