Këlliçi plas akuzën e fortë: Në Durrësin e tërmetit, mbizotëron skamja. Misioni i këtij sekti mafioz, shpopullimi i Shqipërisë

Kreu i FRPD Belind Këlliçi nepermjet nje shkimi ne Facebook ka hedhur akuza te forta ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se ai po rrenon edhe me shume skamjen ne Durresin e termetit dhe jo vetem.

Këlliçi thekosn gjithashtu se misioni i sektit mafioz eshte shpopullimi i vendit.

Postimi i plote:

Në Durrësin e tërmetit, pandemisë, lungomares së shkatërruar dhe mungesës së turizmit po ndodh një krim edhe më i madh!

Me dhjetëra gjoba mbi 10 milionë lekë janë vendosur mbi bizneset duke e rënduar akoma edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve. Këta nuk janë njerëz! Ky është një veprim kriminal që bëhet me qëllimin e vetëm për t’ia shuar shpresën njerëzve se ky vend do të bëhet. Misioni i këtij sekti mafioz është shpopullimi i gjithë Shqipërisë dhe largimi i çdo njeriu që punon në mënyrë të ndershme.

Me çfarë llogjike vendosen këto gjoba kur vendi është në kufirin e skamjes, kur njerëzit po punojnë vetëm për bukën e gojës, kur njerëzit po punojnë sot për nesër, vetëm sa për të mbijetuar? Kush ka një logjikë racionale e normale për te shpjeguar kë sjellje kriminale të qeverisë ndaj biznesit?!

 

Këlliçi plas akuzën e fortë: Në Durrësin e tërmetit, mbizotëron skamja. Misioni i këtij sekti mafioz, shpopullimi i Shqipërisë

Edi Rama mburret me ‘djalin’ e Sali

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko