Super mashtrimi/ Mjeku blen ‘llambën e Aladinit’ për 41.500 dollarë

0
130

Ekspertët dhe policia bën shpesh thirrje që të mos biem pre e mashtruesve, që në epokën dixhitale janë shtuar ndjeshëm.

E megjithatë, shpesh pre e mashtrimit bien ata persona që duhet të jenë më të imunizuar.

Një rast i regjistruar në Indi po bën xhiron e rrjetit.

Dy persona u arrestuan pasi i kishin shitur një mjeku ‘Llambën e Aladinit’.

Ata e kishin mashtruar mjekun, i cili besonte se bëhej fjalë për llambën e xhindit, që të plotësontre dëshirat.

Fillimisht ata i kishin kërkuar mjekut 200 mijë dollarë për llambën, por në fund u ra dakord që të paguante 41.500 dollarë.

Raportohet se njëri prej tyre ishte veshur si Aladini për të gënjyer mjekun.

Në një rast, ata madje tentuan të improvizojnë edhe ‘daljen’ e një xhindi nga llamba.

Sipas BBC, dy të arrestuarit akuzohen edhe për të tjera mashtrime të ngjashme. Një grua është shpallur në kërkim.

Mjeku blen ‘llambën e Aladinit’ për 41.500 dollarë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here