Seferi: Përballë Kazakistanit isha i pafat

0
107

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Taulant Seferi  foli sot nga  konferenca për shtyp,  mbi ndeshjen e ditës së ndjeshme përballë Kazakistanit.  Ai u aktivizua në minutat e fundit dhe kishte një rast të pastër shënimi, por e gjuajtja u ndal nga portjeri kundërshtar. Më pas lojtari që luan në Zvicër shprehu keqardhjen e tij për rastin që mund të kishte dhënë Shqipërisë 3 pikë.

Gjithashtu Seferi shtoi që atmosfera në kombtare është shumë e mirë, dhe të gjithë do të japin maksimumin për të dalë të parët në grup.

“Normalisht që u ndjeva mirë sepse çdo herë është kënaqësi kur je pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Çdo herë që vij këtu jam i lumtur dhe krenar.

Mezi po prisja të futesha në fushë. Them se në ato minuta që luajta bëra mirë, por nuk kisha fat në rastin e humbur. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të punoj fort që të jem pjesë e kombëtares.

Unë çdo herë punoj fort që të arrij të luaj në formacionin e parë sepse dëshira e çdo lojtari është të jetë titullar. Por në fund të fundit e vendos trajneri. Unë në çdo rast do të jem i gatshëm, si nga stoli, si nga formacioni.

Kam shumë besim te grupi jonë i ri sepse jemi prej thuajse një jave së bashku dhe po shoh se atmosfera është shumë e mirë me çunat e rinj që kanë ardhur.

Është atmosferë shumë e mirë, ka shumë kualitet në skuadër dhe mendoj se do japim maksimumin tonë dhe të dalim të parët në grup”, shtoi sulmuesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here