E fundit/ Ambasadorja amerikane dhe ai gjerman mbërrijnë në presidencë, nuk i pret Meta në takim

0
121

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur pak minuta më parë në presidencë, ku ka mbajtur një takim me këshilltarët e kreut të shtetit, dhe jo vetë Ilir Metën, i cili pak minuta më pas do të ketë një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së.

Së bashku me Kim në presidencë ka mbërritur dhe ambasadori gjerman Zingraf, dhe pjesë e diskutimit duket të jetë pikërisht Reforma Zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit. Gjatë javës së fundit Kim ka pasur takime intesive dhe me kryeminsitrin Edi Rama, dhe ka propozuar që në vendin tonë të ndryshohet sistemi zgjedhor, dhe të aplikohet ai danez.

Ndërkohë pak më herët presidenti Meta ka pritur në takim dhe opozitën jashtëparlamentare, ku mes diskutimeve ka qenë dhe kthimi i saj sa më parë në tryezën e Reformës Zgjedhore.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here