“Prototip i kafshës njeri”/ Nipi i dëshmorit shpërthen kundër Spiropalit: Ti dhe të tjerë në PS nuk u kujtuat kurrë t’i vlerësonit heronjtë

0
91

Deklarata e ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Erlisa Spiropali kundër dekorimeve të dëshmorëve të atdheut dhe heronjve të luftës kanë shkaktuar reagime të shumta edhe nga familjarët dhe pasardhësit e dëshmorëve.

Në rrjetet sociale ka me mijëra reagime kundër ministres, të cilët e cilësojnë si të gabuar dhe anti kombëtar qëndrimin e saj.

Sokol Docaj, pasardhës i një dëshmori të atdheut shprehet se ministrja Spiropali dhe grupi që ajo përfaqëson në PS nuk u kujtuan kurrë të vlerësojnë ata që kanë kontribuar për vendin

“Gjyshi im dëshmorë dhe shumë të rinj dhe të reja që dhanë jetën për këtë vend dhe që me meritë janë dëshmorë e heronj të luftës dhe të punës, ato medalje i kanë me meritë merituar. Nuk është faji i nipave dhe mbesave të heronjve që ju si familje nuk keni dhënë kurrë kontribut për luftën dhe punën. Presidenti bën mirë që i nderon, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët, sepse ti dhe sëra jote kurrë nuk do t’i kujtoni”, shkruan ndër të tjera në komentin e tij Sokol Docaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here