Historia e snajperistit gjermano-amerikan që shërbeu krahë Agim Ramadanit në luftë

0
141

Ushtari i UÇK-së me nënë gjermane dhe baba amerikan Spath ishte pjesë e brigadës 138 në Koshare, krah përkrah me Agim Ramadanin e të tjerë. Ai vetëm gjatë luftës në Kosovë ishte plagosur tri herë. Snajperisti ka kohë që ka marrë edhe pasaportën kosovare.

Mike Spath thotë është ndjerë shumë keq kur ka lexuar qindra komente ofenduese për disa komandantë. “Më lejoni t’ju them, gaboheni që bëni kështu, pa ata komandantë, ushtarë, UÇK-në dhe shumë faktorë të tjerë nuk do të ishit në gjendje t’i bëni ato deklarata. Gjermanisë iu deshën gati 30 vjet pas Luftës II Botërore për t’u zhvilluar, Kosovës iu deshën 20 vjet, Kosova po shkon përpara!” kishte thënë Mike Spath, ish-ushtar i UÇK-së.

Për Mike Spath është votuar në kuvendin komunal të Mitrovicës i cili është shpallur “Qytetar nderi i Mitrovicës” mirëpo një vit më parë Spath është dekoruar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me Urdheri “Luftetari i Lirisë – Adem Jashari” për trimëri në luftën për liri.

  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here