Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës…

0
113

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka marrë edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, detyrën e kreut të ri të shtetit.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit. Paraprakisht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here