MOTIVI/ Pse vëllai me probleme mendore qëlloi vëllanë dhe kunatën

0
146

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot në Dukagjin. Ngjarja është shënuar në Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër, ku sipas informacioneve të para nga policia thuhet se vëllai ka qëlluar vëllanë dhe kunatën. E plagosur rëndë ka mbetur bashkëshortja dhe Kont Ballza, vellai i autorit. Gazetari i “Panorama” në Shkodër Senad Nikshiqi duke iu referuar burimeve bën me dije se çifti i bashkëshortëve është plagosur me nga një plumb në këmbë. Gruaja mësohet se ka pasur më shumë hemoragji por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkaku mësohet se ka qenë banal. Në banesën e ciftit të plagosur ka mbërritur vëllai i gruas. Por vëllai i burrit, që jeton në të njëjtën banesë me ciftin, duket qenë me probleme mendore, nuk i ka pëlqyer prania e vëllait të kunatës në banesë dhe ka nisur të konfliktohet me fjalë dhe më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar vëllanë e tij dhe kunatën. Vëllai i kunatës së autorit mësohet se nuk ka pësuar asgjë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Informacion paraprak / Njoftohemi se sot më datë 17.08.2016 rreth

orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B. 41 vjeçe dhe shtetasi K.B. 48 vjeç, të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor. Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza 50 vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, ky shtetas njihet si person me probleme mendore por të  dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht. Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobta brenda familjes. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.panorama

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here