Shikojeni Rihannën si asnjëherë më parë në “Diamond Ball 2015”

0
152

114-445x600

 

Rihanna dukej e mrekullueshme teksa u shfaq në tapetin e kuq të eventit “Diamond Ball 2015”, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes në Santa Monica të Kaliforisë.

27 – vjeçarja shkëlqeu me fustanin ngjyrë ari të stiluar nga Dior, ndërsa arriti që të mblidhte plot 3 milionë dollarë të ardhura, që do të shkojnë për bamirësi.

“Fondacioni Clara Lionel”, u krijuar në vitin 2012 – të nga vetë Rihanna, në nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithëaite dhe ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e jetës për komunitete të ndryshme në botë.

Duke folur për këtë mbrëmje, për revistën “People”, RiRi u shpreh tepër entuziaste. “Energjia, pjesëmarrësit dhe ndjesia, gjithçka është e mrekullueshme”, tha krijuesja e hitit “Bitch Better Have My Money”, ndërsa shtoi se ndihej tepër e emocionuar që rrethohej nga njerëz të dashur, që e mbështesin atë në kauza të rëndësishme për të.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency