“Shoqja Besa, je një aktore e një regjizori të dështuar”/ Tenori Hushi “shpërthen” ndaj Shahinit

0
123

Tenori me famë botërore, Agim Hushi, i është drejtuar me një letër të hapur Besa Shahinit, ministres së Arsimit, e cila deklaroi se do të largohej nga Shqipëria në përfundim të mandatit të postit qeveritar.

Hushi i drejtohet Shahinit me fjalën “shoqe”, “shoqja Besa”, ashtu sikundër socialistët parapëlqejnë ti drejtohen njëri-tjetrit në forume apombledhje partie.

Hushi shprehet se Shahini i ka bërë dëmin më të madh të mundshëm arsimit shqiptar, duke shtuar se askush nuk i kërkoi ministres lodhjen (nqs ajo zgjedh të justifikohet në këtë mënyrë) që bëri për sfiduar pjekurinë e saj profesionale.

“Thënë figurativisht ju ishit aktore e një regjisori të dështuar dhe s´keni si të na bindni për mosdështimin tuaj ministror!”, shkruan tenori.

Hushi ishte një nga emrat që ka kandiduar për Partinë Socialiste për deputet, dikur i afërt me Kryeministrin Edi Rama, dhe më pas u distancua prej tij.

Letra e plotë e hapur drejtuar Besa Shahinit

Hushi Agim

Leter e hapur shoqes Besa Shahini

Pershendetje shoqja Besa Po ju shkruaj si shqiptare i emigruar larg dhe per arsye qe sdo te doja tju vija ne pozite te solidarizoheshit me mua! Por po ju them qe ndodhem kaq larg prej qeverise qe ju perfaqsoni dhe per turpin e saj!

Ju mbase per mire apo nga se u ndjete e “privilegjuar” zgjodhet ti sherbeni nje personi me elokuence qeverisese te dyshimte dhe ndoshta e menduat si kohen tuaj kete! Por per mendimin tim zgjodhet kohen e gabuar dhe i bete demin me te madh te mundshem arsimit shqipetar!

Ndoshta ju mund te justifikoheni se sakrifikuat dhe u lodhet pafund ! Me vjen keq tju them se askush nuk ua kerkoi sakrificat dhe kete lodhje qe e bete per te sfiduar papjekurine tende profesionale!

Thene figurativisht ju ishit aktore e nje regjisori te deshtuar dhe skini si te na bindni per mosdeshtimin tuaj ministror!

Se fundmi me lejoni qe tju tjem se deshira juaj per te lene Shqiperine pasi te mbaroni mandatin tuaj si ministre ishte shume fyese per te gjithe ne si shqiptare! Gje qe tregoi se ju nuk e keni dashur kurre kete vend! Gje qe na konfirmoi shkeputjen tuaj me themel nga kjo toke!

Nuk ju fajesoj! Ju realisht i perkitni nje toke tjeter dhe beni mire qe ktheheni ne shtepine tuaj pavaresisht se jemi nje atdhe! Por ky akt i te papergjegjshmit shqiptar nxorri ne pah nje zhgenjim te madh qe rendoi mbi shqiptaret dhe nxenesit tane! Uroj te gjeni kurajo ti shihni gjerat ne sy sic jane Sinqerisht Agim Hushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here