Ku janë paratë për maska e detergjentë në shkolla?! Se video-propaganda është e lehtë…

0
105

Nga Erion Dasho.

Ku janë paratë?! Ditën e hënë fillon shkolla. Teorikisht, mësuesit dhe nxënësit do të ruajnë distancën 2 m, do të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës, sanitarët do të dizinfektojnë klasat disa herë në ditë, korridoret dhe tualetet çdo dy orë, etj., etj.

Perfekt në letër!!! Problemi është që për mijëra shkolla që ka Shqipëria, kjo përkthehet në disa miliona euro çdo muaj: detergjentë, maska (çdo mësues ka nevojë për të paktën 2 maska në ditë), sanitarë shtesë për çdo shkollë, etj. në rast nevoje, mësimi duhet të zhvillohet online.

Ka familje që nuk kanë mundësi të paguajnë pajisje smart dhe lidhje me internet. Miliona të tjera nevojiten…

Të nxjerrësh vendime dhe udhëzime është e lehtë! Të bësh video propagandistike po ashtu është e lehtë! Kur këto “masa” mbeten thjesht në kufijtë e propagandës, rrezikojmë një situatë të dytë si ajo ku qytetari paguan vetë për testin, pacienti paguan vetë për trajtimin në shtëpi, familjari paguan për respiratorin cpap në spital, kurse Komiteti mburret se mjekimi për COVID po jep rezultate të kënaqshme…

Planifikimi, organizimi, financimi dhe zbatimi i masave anti-COVID është thelbi i çështjes!

Jo në 14 shtator, por çdo ditë të vitit shkollor!

Jo vetëm në kushtet e verës, por edhe në shi, borë, ngricë, etj! Përndryshe, shkollat janë duke u hapur në mënyrë të pasigurt, duke rinisur një tjetër aventurë të rrezikshme për shëndetin e shqiptarëve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here