Margjeka: Kurrë s’ka pasur ndërhyrje për lirim të burgosurish, burri im është profesor!

0
119

Bashkëshorti as nuk do të guxonte të ndërhynte në çështje të tilla korruptive, pasi ai është një profesor”. Me të tilla reagime të forta është përballur me gjyqtarët sot në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Mimoza Margjeka, dërguar atje për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit për korrupsion.

“E gjeta në Apelin e Gjykatës së Korçës, as që e mbaj mend lirimin e personit në fjalë, sepse nuk ka qenë çështje e imja, – tha Margjeka në seancë. – Unë qëndroj prej më shumë se një muaj në hotelin që përmendni ju, sepse nuk kam ku qëndroj. Kam një vajzë të mitur për të mbajtur dhe e lë në këtë hotel, por kurrë pronari i këtij hoteli nuk ka ndërhyrë, me qëllim që unë të firmosja një vendim për lirimin e një të burgosuri.  As nuk kam pranuar të vihen në dispozicion para”, ka thënë ajo.

Gjyqtarja ka ngritur zërin për masën e arrestimit me burg për bashkëshortin, në një kohë kur siç shpjegoi, ajo ka një vajzë të mitur, që gjithashtu është detyruar të qëndrojë e burgosur në shtëpi dhe duhet t’u dërgohej ushqimi po aty.

Lidhur me bashkëshortin, Margjeka ka deklaruar me forcë se “bashkëshorti as nuk do të guxonte të ndërhynte në çështje të tilla korruptive, pasi ai është një profesor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here