Musaeni dhe ëndrrat e prera në mes/19-vjeçari “dëshmor” i punës së ndershme, mësuesit: Na fal!

0
111

Emri i Musaen Zenelit, 19-vjeçarit që u rrit jetim dhe u vra në ditën e parë të punës në Velipojë, është kthyer në simbolin e punës së ndershme dhe ëndrrave rinore të prera në mes. Të shumë janë ata që kërkojnë që ai të shpallet dëshmor.  Ora Neqs ishte në shkollën ku Musaen Zenelit u përgatit për të ardhmen që ia morën.

Në këtë klasë ndoqi vitin e fundit të shkollës “Hamdi Bushati”, 19- vjeçari që tragjikisht humbi jetën ne Velipojë nga përplasja me armë mes dy familjeve.

Emrin e ka përjetësuar vetë në bankën ulej.

Aty thuri ëndrra dhe i ndau me mësueset që e përgatitën për të ardhmen që nuk e pati si shef kuzhinë, pasi jetën ai prenë në mes në ditën e parë të punës aq shumë të dëshiruar.

Musaen Zeneli dhe i vellai u rritën nga nëna si jetimë, pasi i ati u mbyt 12 vite më parë në Drin.

Historia tragjike dhe kushtet e vështira ekonomike ishin të njohura për mësuesit dhe shokët e klasës së Musaenit.

Meraku i madh, i tij ishte t’i bënte prindërit krenarë.

Mbrëmja e maturës ishte takimi i fundit me 19-vjeçarin. Atë natë, në të cilën ai kërceu dhe u argëtua pa fund, pasi të nesërmen do të niste punë.

Ishte nata kur nëna e bëri dhëndër, thotë një prej mësueseve në një poezi kushtuar 19 vjeçarit, por 24 orë më pas ia çuan të vdekur në shtëpi.

Risald Ceka është ndër të parët që e mbështetën për tu bërë kuzhinier.

Musaen Zeneli është cilësuar si Dëshmor i Punës së Ndershme, aq sa ata që ia ushqyen këto vlera tashmë i kërkojnë ndjesë.

Të shumtë janë qytetarët që kërkojnë shpalljen e tij Dëshmor, ose që emri i tij ti vendoset një shkolle apo rruge për ta përjetësuar 19-vjeçarin që mbeti viktimë e pafajshme e luftës në plazhin e Velipojës për ndarjen e plazheve mes dy bizneseve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here